Bota

Singapori ekzekuton një 46-vjeçar për trafikim të kanabisit, reagon OKB: Shkelje e normave ndërkombëtare

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Singapor u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë ekzekutimin. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i kishte bërë thirrje gjithashtu Singaporit të martën të “rishqyrtojë urgjentisht” ekzekutimin, duke thënë se dënimi me vdekje shkelte normat ndërkombëtare.

26 Prill 2023, 09:08 Nga f.i
Singapori ekzekuton një 46-vjeçar për trafikim të
Tangaraju Suppiah

SINGAPOR- Singapori ka ekzekutuar një burrë për komplot për trafikimin e kanabisit, pavarësisht lutjeve për mëshirë nga familja e tij, aktivistët dhe Kombet e Bashkuara. Tangaraju Suppiah, 46 vjeç, u var mëngjesin e të mërkurës për një komplot për të kontrabanduar 1 kg (35 oz) kanabis, shkruan CNN. Ekzekutimi i tij ka sjellë shumë reagime nga aktivistët si dhe nga zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të cilat e ndalojnë ekzekutimin.

Të mërkurën, familja e Tangaraju Suppiah u mblodh në burgun Changi pranë aeroportit të qytetit në lindje për të marrë trupin e tij. Vitin e kaluar Singapori vari 11 persona, të gjithë me akuza për drogë, duke përfshirë një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale, i dënuar për trafikim të tre lugëve gjelle heroinë.

Gjykatat e Singaporit kishte refuzuar të martën një apel të minutës së fundit nga familja e Tangaraju Suppiah kundër dënimit të tij të vitit 2018. Mbështetësit i kishin kërkuar gjithashtu Presidentit të Singaporit Halimah Yacob për një anulim, ndërsa miliarderi aktivist britanik Sir Richard Branson shtoi zërin e tij tek ata që bënin thirrje për një rishikim të rastit.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë. Ai argumenton se këto ligje janë parandalues i domosdoshëm ndaj krimit të drogës, i cili është një çështje kryesore kudo në Azinë Juglindore. Por sipas aktivistëve ligjet e rrepta dhe përdorimi i dënimit me vdekje e vënë atë gjithnjë e më shumë në kundërshtim me kombet e përparuara dhe të tjerët në rajon.

"Është thjesht e palogjikshme të dihet se vendet afër po shijojnë kanabisin në ushqime dhe pije, dhe e përdorin atë për përfitimet e tij mjekësore, ndërsa vendi ynë po ekzekuton njerëz për të njëjtën substancë,” tha grupi aktivist lokal Kolektivi i Drejtësisë Transformative.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Singapor u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë ekzekutimin.

“BE-ja dhe vendet tona e kundërshtojnë fuqimisht përdorimin e dënimit me vdekje në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, gjë që nuk mund të justifikohet kurrë,- thuhet në një deklaratë.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i kishte bërë thirrje gjithashtu Singaporit të martën të “rishqyrtojë urgjentisht” ekzekutimin, duke thënë se dënimi me vdekje shkelte normat ndërkombëtare.

“Dënimi me vdekje është ende duke u përdorur në një numër të vogël vendesh, kryesisht për shkak të mitit se ai pengon krimin. Gjithsesi, provat në rritje tregojnë se është joefektive si një parandalues,"- tha zëdhënësja Ravina Shamdasani në një deklaratë.

Rasti i Tangaraju Suppiah shënoi ekzekutimin e parë në vend këtë vit.

tangaraju suppiah ekzekutohet 46 vjecari ne singapor

Sondazh

Poll