Bota

Kuba 'në kaos'/ Vendi me mungesa të theksuara të karburantit

Mungesa e karburanteve, e cila filloi në fund të marsit, ndihet në të gjithë sektorët dhe klasat ekonomike.

26 Prill 2023, 08:35 Nga I.A
Kuba 'në kaos'/ Vendi me mungesa të theksuara të
Makinat ne Kube

KUBË- Rrugët e Havanës këto ditë janë më të qeta se zakonisht, shumë nga makinat e vjetra tronditëse për të cilat qyteti njihet, qëndrojnë boshe mes mungesës më të madhe të karburantit në Kubë në vite. Mungesa e karburanteve, e cila filloi në fund të marsit, ndihet në të gjithë sektorët dhe klasat ekonomike.

"Ky është ferr!” thotë Lázaro Díaz, një korrier kuban 59-vjeçar, që prej më shumë se 12 orësh u detyrua të pres në radhë me shpresën se do të kishte fat dhe do të arrinte të merrte karburant.

Pasojat e kësaj krize kanë qenë të drejtpërdrejta në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Nga njëra anë transporti publik që pothuajse nuk funksionon fare ka bërë që mijëra qytetarë të mos shkojnë dot në punë për shkak të largësisë. Ndërkohë nga ana tjetër, kompania e energjisë elektrike u ka kërkuar abonentëve që t’i nisin regjistrimet e matësve në sahat pasi punonjësit e saj nuk mund të mbërrijnë në destinacion pasi mungon karburanti për mjetet.

lázaro díaz kube

Sondazh

Poll