Bota

Aplikacioni WhatsApp sjell risinë e re, tashmë mund të përdorni të njëjtën llogari në katër telefona

Megjithatë, aktualisht, përdoruesit mund të lidhin WhatsApp-in në ueb dhe tabletët android, ndërsa me funksionin e ri përdoruesit mund ta përdorin atë për t'u identifikuar edhe në telefona të tjerë por jo më shumë se katër.

26 Prill 2023, 08:29 Nga f.i
Aplikacioni WhatsApp sjell risinë e re, tashmë mund të
WhatsApp

SHBA- Aplikacioni WhatsApp nga sot sjell risinë e re ku tani mund të përdorni të njëjtën llogari në katër telefona. Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social, shkruajnë mediat e huaja.

“Duke filluar nga sot, ju mund të hyni në të njëjtën llogari WhatsApp në deri në katër telefona",-tha Mark Zuckerberg.

Deri më sot, përdoruesit e WhatsApp kanë qenë në gjendje të përdorin vetëm një llogari WhatsApp në një telefon. Megjithatë, aktualisht, përdoruesit mund të lidhin WhatsApp-in në ueb dhe tabletët android, ndërsa me funksionin e ri përdoruesit mund ta përdorin atë për t'u identifikuar edhe në telefona të tjerë por jo më shumë se katër.

Funksioni i ri tashmë po shpërndahet për përdoruesit në mbarë botën dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë në javët e ardhshme.

whatsapp mark zuckerberg

Sondazh

Poll