Bota

Plantacion me kanabis, goditet banda e drogës në Gjermani, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë

Që nga fundi i vitit 2022, hetuesit e drogës nga Oberhausen kanë mbledhur prova dhe të dhëna për tregtinë e shpejtë të kokainës, hashashit, marijuanës dhe pilulave ekstazi dhe më pas ndërhynë.

25 Prill 2023, 21:10 Nga k.m.
Plantacion me kanabis, goditet banda e drogës në Gjermani, mes të
Pamje nga shtëpia e barit

DUISBURG- Policia dhe prokurorët publik kanë "shkatërruar" një bandë droge të martën në mëngjes! Sipas "BILD", hetuesit zbarkuan në 10 qytete në North Rhine-Westphalia dhe Bavari, ndërsa në pranga përfunduan 5 persona të moshave (26, 27, 35, 37 dhe 43 vjeç). Përveç 5 autorëve kryesorë të arrestuar (me origjinë gjermane, greke dhe shqiptare), në komisariat kanë shkuar edhe 19 persona të tjerë (akuzohen për shkak të shkeljes së të drejtës së qëndrimit).

Që nga fundi i vitit 2022, hetuesit e drogës nga Oberhausen kanë mbledhur prova dhe të dhëna për tregtinë e shpejtë të kokainës, hashashit, marijuanës dhe pilulave ekstazi dhe më pas ndërhynë. Në Velbert, zyrtarët gjetën një plantacion me rreth 1700 bimë marijuanë.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe sekuestruan: 1.2 kilogramë kokainë; 8.5 kilogramë marijuanë; 200 gram amfetaminë; 30 tableta ekstazi; 50 ml morfinë; një armë zjarri të gjallë dhe gëzhoja; para cash, kasaforta dhe makina. 

gjermani

Sondazh

Poll