Bota

Lavrov: Sudani ka të drejtë të përdorë grupin 'Wagner'

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov delaroi se Sudani, i cili aktualisht është i përfshirë në një konflikt midis fraksioneve rivale, kishte të drejtë të përdorte shërbimet e kompanisë ushtarake private ruse grupi 'Wagner'.

25 Prill 2023, 20:35 Nga a.l
Lavrov: Sudani ka të drejtë të përdorë grupin
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov delaroi se Sudani, i cili aktualisht është i përfshirë në një konflikt midis fraksioneve rivale, kishte të drejtë të përdorte shërbimet e kompanisë ushtarake private ruse grupi 'Wagner', shkruajnë mediat e huaja. 

Lavrov i bëri komentet e tij gjatë një konference për shtyp në Kombet e Bashkuara. 

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 4000 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

sergei lavrov

Sondazh

Poll