Bota

Mamaja e ushqen vajzën e saj me insekte në Kanada, rrëfimi: Kursej para

Tiffany Leigh, një shkrimtare nga Toronto, Kanada, tha se ajo së pari provoi insektet gjatë një vizite në Azi.

25 Prill 2023, 21:00 Nga A.B
Mamaja e ushqen vajzën e saj me insekte në Kanada, rrëfimi:
Krimb

KANADA- Një nënë ka zbuluar se ajo ushqen me insektet foshnjën saj 18-muajshe pasi sipas saj ato janë një burim i madh proteinash. Ajo tregon se vogëlushes “i pëlqen” të hajë insekte dhe se i kursehen qindra dollarë në muaj në fatura ushqimore.

Tiffany Leigh, një shkrimtare nga Toronto, Kanada, tha se ajo së pari provoi insektet gjatë një vizite në Azi. Kur vajza e saj u rrit mjaftueshëm për të filluar të hante ushqim, Tiffany vendosi të shtojë insekte në dietën e saj.

Nëna e fëmijës shpjegoi se që kur filloi të përziente insektet në vaktet e fëmijës së saj 18 muajsh, ajo nuk shpenzon aq shumë për proteinat më të shtrenjta si viçi, pula dhe mishi i derrit. Ajo tha se ndryshimi ka rezultuar në uljen e faturave të ushqimit nga 250-300 dollarë në javë në 150-200 dollarë në javë./Dosja.al

kanada

Sondazh

Poll