Bota

Planifikuan sulmin terrorist me eksploziv të telekomanduar, arrestohen 2 vëllezërit sirianë në Gjermani

Hetuesit thonë se burri dyshohet se po përpiqej të merrte substanca në internet që do ta lejonin atë të prodhonte një rrip shpërthyes në mënyrë që të kryente një sulm kundër objektivave civile.

25 Prill 2023, 20:57 Nga a.l
Planifikuan sulmin terrorist me eksploziv të telekomanduar, arrestohen 2
Gjermani

GJERMANI- Dy vëllezër iranianë janë vënë në pranga nga autoritetet në Gjermani pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist me eksploziv të telekomanduar nga ekstremizmi islamik. 

Policia federale tha se oficerët arrestuan fillimisht një 28-vjeçar në qytetin verior të Hamburgut bazuar në një urdhër të lëshuar nga gjykata për vepra të dyshuara të financimit të terrorizmit.

Hetuesit thonë se burri dyshohet se po përpiqej të merrte substanca në internet që do ta lejonin atë të prodhonte një rrip shpërthyes në mënyrë që të kryente një sulm kundër objektivave civile.

Policia thotë se burri u inkurajua dhe u mbështet në veprimin e tij nga vëllai i tij 24-vjeçar, i cili jeton në qytetin jugor të Kempten. Ky i fundit gjithashtu u vu në pranga, shkruajnë mediat e huaja. 

Vëllezërit, emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende, u përshkruan nga policia federale si të motivuar nga pikëpamjet radikale islamike dhe xhihadiste. Autoritetet thanë se nuk kishin informacion që tregonte një objektiv konkret për sulmin e planifikuar. 

arrestime ne gjermani

Sondazh

Poll