Bota

Suedia dëbon pesë diplomatë rusë

Suedia dëboi tre diplomatë rusë në prill të vitit të kaluar në vazhdën e nisjes së agresionit rus të Ukrainës.

25 Prill 2023, 14:58 Nga a.l
Suedia dëbon pesë diplomatë rusë
Rusi Suedi

SUEDI- Suedia ka dëbuar pesë diplomatë rusë për kryerjen e aktiviteteve që ishin të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Suedisë.

“Suedia ka thirrur ambasadorin e Rusisë ... dhe e ka informuar atë se pesë personave që janë të punësuar në ambasadë u është kërkuar të largohen nga vendi si rezultat i aktiviteteve që janë të papajtueshme me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. 

Suedia dëboi tre diplomatë rusë në prill të vitit të kaluar në vazhdën e nisjes së agresionit rus të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. Në fillim të këtij muaji, Norvegjia tha se po dëbonte 15 zyrtarë të ambasadës ruse për të cilët ministria e jashtme tha se ishin oficerë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën e pozicioneve diplomatike, dëbimi i fundit i tillë nga një vend perëndimor që kur Moska pushtoi Ukrainën. 

suedi

Sondazh

Poll