Bota

SHBA i tregon 'dhëmbët' Dodik: Mos guxo të nisësh në konflikt Bosnjen

Dodik u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Srpska nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë, sepse, koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb.

25 Prill 2023, 14:30 Nga I.A
SHBA i tregon 'dhëmbët' Dodik: Mos guxo të
Milorad Dodik

SHBA- SHBA kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shkëputjen e Republikës Srpska dhe bashkimin me Serbinë. Dodik u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Srpska nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë, sepse, koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb.

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik.

Në reagimin e saj ambasada amerikane rendit disa fakte për të kundërshtuar Dodik.

“Republika Srpska është një entitet në BiH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka të drejtë sipas kushtetutës së BiH që një ent ose ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen ndërsa ai e shtyn BiH drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, thuhet në deklaratë.

milorad dodik

Sondazh

Poll