Bota

Mediat serbe: Kush e votoi Kosovën në Këshillin e Evropës, surprizë vendet që abstenuan

Ndërkohë që sipas tyre supriza më e madhe ishin vendet që abstenuan në këtë votim, të cilat ishin Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina.

25 Prill 2023, 13:06 Nga I.A
Mediat serbe: Kush e votoi Kosovën në Këshillin e Evropës,
PE

SERBI- Mediat serbe kanë bërë një shkrim se si votuan vendet për nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Media Danas shkruan se nga të gjitha vendet anëtarë që votuan vetëm 7 ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill. Ndërkohë që sipas tyre supriza më e madhe ishin vendet që abstenuan në këtë votim, të cilat ishin Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina. Ndërsa pro nisjes së procedurave ishin 33 vende përfshirë këtu dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Shkrimi i mediave serbe:

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në seancën e mbajtur dje ka vendosur që të fillojë procedurën për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për pranim në atë organizatë. Kundër këtij propozimi ishin Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Serbia, si dhe Hungaria, edhe pse shteti e njohu pavarësinë e Kosovës. Surpriza më e madhe ishin vendet që abstenuan: Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina. Ndërsa 33 vende votuan për propozimin, duke përfshirë nga rajoni Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Shqipëria. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka 46 shtete anëtare dhe kërkesa e Prishtinës do t'i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimeve, votimi për pranimin e Kosovës në KE mund të pritet për rreth një vit.

kosova ne keshillin e evropes

Sondazh

Poll