Bota

DOKUMENTI/ Vendimi përfundimtar i liberalizimit të vizave për Kosovën publikohet në gazetën zyrtare të BE-së

E njëjta pritet të hyjë në fuqi më 15 maj të këtij viti ndërsa kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e zonës Schengen nga 1 janari 2024.

25 Prill 2023, 11:39 Nga I.A
DOKUMENTI/ Vendimi përfundimtar i liberalizimit të vizave për
Foto Ilustruese

KOSOVË- Është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, rregullorja e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovës. E njëjta pritet të hyjë në fuqi më 15 maj të këtij viti ndërsa kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e zonës Schengen nga 1 janari 2024.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19 prill në selinë e Parlamentit Evropian, ku pjesëmarrës ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Ceremonia e nënshkrimit është zhvilluar  në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. Pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë deri në 90 ditë, në një periudhë brenda gjashtë muajsh, në të gjitha shtetet që janë anëtare në zonën Schengen. Regjimi pa viza nuk nënkupton leje pune, por kosovarët do të mund të realizojnë vizita turistike apo të tjera për çështje familjare.

DOKUMENTI/ Vendimi përfundimtar i liberalizimit të vizave për
Dokumenti

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll