Bota

Franca i jep lamtumirën ish-Presidentit francez, Jacques Chirac

30 Shtator 2019, 13:18 Nga DOSJA
Franca i jep lamtumirën ish-Presidentit francez, Jacques Chirac

PARIS- Ditën e sotme Parisi i ka dhënë lamtumirën ish-presidentit Jacques Chirac, teksa është varrosur pranë të ndjerit Napoleon Bonapartit.

Në ceremoninë e lamtumirës së  Chirac, kanë marrë pjesë personalitetet e larta franceze, si dhe  Presidenti rus Vladimir Putin, ish-Presidenti amerikan Bill Klinton, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, kryeministri libanez, Saad al-Hariri dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

I mbuluar me flamurin francez ish-presidentit Jacques Chirac i është dhënë lamtumiar nga krerët më të lartë të shtetit, por jo vetëm pasi u panë dhe zyrtarë të huaj që përcollën për në  banesën e fundit ish-presidentin francez .

I ndjeri Chirac, ndërroi jetë të enjten e javës së kaluar në moshën 86 vjeç.

Chirac qeverisi Francën nga viti 1974 deri në vitin 1976 dhe nga viti 1986 deri në vitin 1988. Në vitin 1995 Jacques René Chirac u zgjodh Presidenti i 22-të i Republikës Franceze dhe pati edhe një mandate të dytë në vitin 2002 deri në vitin 2007.

Burimi:  Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bill klinton i jepet lamtumira chirac ish-presidenti francez jacques chirac vladimir putin bill klinton i jepet lamtumira chirac ish-presidenti francez jacques chirac vladimir putin

Sondazh

Poll