Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e 30-vjeçarit në Korçë

Dyshohet se shkaqet e rënies së zjarrit kanë qenë aksidentale. 

24 Prill 2023, 07:41 Nga F.M
Digjet gjatë natës makina e 30-vjeçarit në
Makinë e djegur

KORÇË- Një automjet tip "Volksëagen"  është djegur gjatë natës në Korçë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeti në pronësi të M. A., 30 vjeç, ka marrë flakë rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga "10 Korriku". Makina ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia bën me dije se nuk është vënë re asnjë person i dyshimtë. Për këtë arsye, dyshohet se shkaqet e rënies së zjarrit kanë qenë aksidentale. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga "10 Korriku", ka rënë zjarr në automjetin tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit. Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

digjet makina ne korce

Sondazh

Poll