Deklarata kundër Ermonela Jahos, "shpjegohet" Josif Gjipali: S'është detyra ime t’i çoj studentët tek masterclassi i sopranos
Josif Gjipali u shpreh se deklarata e tij nuk ka pasur për qëllim të fyejë sopranon, por të tregojë se ata pedagogët të cilët ajo kritikoi, janë mësuar nga njerëz të njohur të artit që dinë më shumë se ajo.
TIRANË- Tenori Josif Gjipali ka komentuar deklaratën e bërë ndaj Sopranos Ermonela Jaho lidhur me Masterclasin e zhvilluar prej saj, ku kjo e fundit u tregua kritike për mungesën e pjesëmarrjes. Në emisionin "Review", Gjipali u shpreh se deklarata e tij nuk ka pasur për qëllim të fyejë sopranon, por të tregojë se ata pedagogët të cilët ajo kritikoi, janë mësuar nga njerëz të njohur të artit që dinë më shumë se ajo.
“Emri im artistik është Xhuzepe Gjipali, kam parë komente edhe nga njerëz që nuk kanë lidhje me artin të guxojnë që ky tenori i frustruar. Edhe unë dhe të gjithë kolegët e im, dhe Ermonela është dakord që as unë as ajo nuk dimë më shumë se mësuesit tanë. Kur thua që asnjë pedagog i arteve nuk erdhi në masterclass, ti e di që aty ka ca njerëz që kanë kënduar në jetën e tyre dhe ua kanë mësuar ata që dinë më shumë se ata. Në deklaratën time është shprehur qartë që kam respekt të padiskutueshëm për këngëtare, por Ermonela Jaho nuk e njeh fare realitetin shqiptar, ku flitet për Big Brother dhe s’i intereson njeriu çfarë bëhet me lirikën,”- tha Gjipali.
E po ashtu, ai sqaroi se detyra e tij nuk është të detyrojë studentët të shkojnë në një aktivitet, por të bëjë zanatin për të cilin paguhet në Akademinë e Arteve.
“Ne nuk i detyrojmë dot fëmijët të bëjnë atë që duam, jo të detyrojmë studentët. Unë nuk jam qasur fare me këtë gjë, kam qenë në Xhenova duke kënduar një vepër të Verdit me një nga artistët më të mëdhenj që na mëson edhe mua, edhe Ermonelën. Edhe ju të medias po bëni një çik avokatin e djallit. Kërkoni të impononi njerëzit, ka qenë shpallja në Akademi të Artit, ai që do vete, ai që nuk do nuk vete. Detyra ime është të bëj zanatin tim, dhe të bëj punën në Akademinë e Artit, këto të tjerat janë çështje dëshire,”-shtoi ai.
Disa ditë më parë, zhgënjimi i sopranes Ermonela Jaho që gjeti sallat bosh kur erdhi për të dhënë mësim në Tiranë u pasua me një valë reagimesh. Pedagogë, artistë e emra të medias kanë komentuar mungesën e interesit të shqiptarëve ndaj një masterclasi të Jahos. Kundër doli Gjipali.
Sondazh
Ekspertizat e vonuara, prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nën hetim nga SPAK
Foto ilustruese Prej tre vitesh prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, vijojnë nën hetim nga SPAK, që ësht&eu...
ME TARGA ZVICERANE- Zbulohet automjeti me të cilin u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulaj
Mjeti LEZHË- Dosja.al ka siguruar foton e e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmeni...
Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar futen brenda shkollës, Policia: Ishin disa të mitur, po punojmë t'i kapim
Foto ilustruese KAVAJË- Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, një incident është regji...
Përplasen dy makina në Gjirokastër, dy të plagosur
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Aksident në Gjirokastërnë vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”. Në aksident janë p...
Motori u fsheh në një makinë/ Pas atentatit në Shëngjin e priste 'Land Rover' në Kukel, kamerat fiksojnë edhe bashkëpunëtorin
Vrasësi i Ardian Nikulajt LEZHË- Lëvizjet e autorit para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin treguan se...
S'u gjet asgjë! Vëzhgime edhe me dron, ndërpriten kërkimet për zhdukjen e “Koçoljes” dhe Sulovarit në Vrinë, rinisin nesër
Pamje nga kontrollet SARANDË- Ndërpriten kërkimet sot për të nisur sërish nesër në fshatin Vrinë për dy t...
Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë, dalin në skenë emrat e miqve të Edmond Papës, të tjerë janë marrë në pyetje për vrasjen e Sadikajt
Foto ilustruese SARANDË- Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë ka ngritur "në këmbë" Policinë e Shtetit. P&eu...
Atentati ndaj Preng Gjinit pa autor, dosja kthehet në Polici! 3 vite nga ngjarja, asnjë i dyshuar, as i dëmtuari s'bashkëpunoi
Preng Gjini MIRDITË- Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, Prokuroria ka pezuluar hetimet lidhur me ngjarjen dhe dosja i është...
Aksident në Shkodër-Velipojë, përmbyset kamionçina
Pamje nga aksidenti SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, ku një au...
'Mos iu afro'/ Urdhër-mbrojtje nga gjykata për 28-vjeçaren që u dhunua dhe u mor peng i dashuri, në "kujdes" edhe familjarët e saj
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka dhënë urdhër mbrojtje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dh...
