Aktualitet

Plagosje në Tiranë/ Goditet me sende të forta një 30-vjeçar në Tiranë

Policia e Shtetit ka bërë me dije se 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

23 Prill 2023, 22:07 Nga k.m.
Plagosje në Tiranë/ Goditet me sende të forta një
Foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur në Tiranë, pranë gjimnazit "Partizani". Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.05, disa persona të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar të identifikuar me inicialet E. Z.. Pasi e kanë dhunuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në afërsi të gjimnazit "Partizani", persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll