Sport

Skandal në Angli! Burnley ka siguruar një vend në Premier League, por akuzohet për trukim ndeshjesh në Championship… (VD)

Trajneri Vincent Kompany dhe Burnley akuzohen për trukim të ndeshjeve...

23 Prill 2023, 16:50 Nga DOSJA

Skandal në Angli! Burnley ka siguruar një vend në Premier League,

ANGLI - Burnley, skuadra që udhëheq Championship me 92 pikë pas 43 ndeshjesh,  akuzohet për trukim ndeshjesh! Skuadra e Vincent Kompany që ka siguruar një vend në Premier League dhe e presin 120 milionë paundë si shpërblim, tashmë ka probleme. Ndaj tyre do të nisë një hetim për akuzat e rënda nga Huddersfield.

Skuadra e Kompany është e para në renditje, ka 10 pikë më shumë dhe ende pret të dalë matematikisht kampion. Prej kohësh është “certifikuar” kalimi i saj në elite, por për shkak të një sërë rezultatesh të këqija, dy barazime dhe një humbje, ata u gjendën në sulm. 

Huddersfield, që po lufton për mbijetesë, pretendon se Burnley ka rregulluar ndeshje për të ndihmuar skuadrat e tjera në zonën e rrezikut. Ata barazuan me Reading dhe Rotherham dhe humbën nga Queens Park Rangers, të tre skuadrat që janë në pjesën e poshtme të tabelës.

Të shtunën, Queens Park mori tre pikë nga “Turf Moor”. Kompany ka “përzier letrat” në ndeshjet e fundit, gjë që ai e ka justifikuar me një ngjeshje të ndeshjeve, por pritet që ndaj skuadrës së tij të nisë një hetim. Përsa i përket ndëshkimit, sanksionet financiare janë të mundshme, por edhe mund të hiqen pikë. Gjithsesi, deri tani gjithçka është në kuadrin e fjalëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll