Bota

Petkoviç: Fitues të zgjedhjeve, serbët që bojkotuan votimet

Petkoviç kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë.

23 Prill 2023, 21:04 Nga k.m.
Petkoviç: Fitues të zgjedhjeve, serbët që bojkotuan
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë", pasi sipas tij bojkotoi zgjedhjet. Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”, e po ashtu, Petkoviç kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë.

“Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve,”- tha Petkoviç.

petar petkoviç

Sondazh

Poll