Sport

VD/ Një tifoz i thotë Laportës: “Mos i blini gjyqtarët!”. Ja reagimi i kreut të Barçës...

Joan Laporta (60 vjeç), presidenti i FC Barcelona, u ndalua në rrugë nga një tifoz, i cili iu referua skandalit të gjyqtarëve për të cilin akuzohet klubi i Camp Nou-t.

23 Prill 2023, 13:26 Nga DOSJA

VD/ Një tifoz i thotë Laportës: “Mos i blini

SPANJE - Barcelona  rrezikoi të ndalohej nga garat evropiane pas një skandali korrupsioni, në të cilin doli se kishte bërë pagesa për një kompani në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zv.president i Komisionit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë.

I pranishëm pranë arenave të tenisit të Conde de Godo, presidenti Joan Laporta është ngacmuar nga një tifoz në lidhje me arbitrimin.

“ Joan, pusho së bleri gjyqtarët!,”- bërtiti tifozi, teksa kaloi zyrtari i Barcelonës. Ai këmbënguli dhe e pyeti Joan Laporta, nëse gjithçka është “mashtrim” nga ana e Real Madridit, rivalit të La Ligës.

Joan Laporta la të kuptohet se po dhe saktësoi: “Është një manipulim”,- tha Joan Laporta, cituar nga Marca.

FC Barcelona i ka paguar mbi 7 milionë euro, ndërmjet viteve 2001 dhe 2018, kompanisë Dasnil 95, në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira. Arsyeja zyrtare e pagesave është “këshillimi i klubit për çështjet e arbitrazhit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll