Sport

Parisi i afrohet sërish Zidanes, “Jo” e re nga francezi që synon Juventusin…

Parisi iu afrua edhe një herë Zinedine Zidane, sipas Mundo Deportivo, por përgjigja që mori nga francezi, ishte sërish negative. Prioritet për “Zizou” është të marrë përsipër Juventusin.

23 Prill 2023, 11:02 Nga DOSJA
Parisi i afrohet sërish Zidanes, “Jo” e re nga francezi që

FRANCE - Edhe pse po flitet shumë për të ardhmen e Christophe Gaultier, trajneri francez e ka bërë të qartë, se ka në plan të qëndrojë në stol te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, duket se fitimi i ligës nuk mjafton për ta mbajtur atë te parizienët sezonin e ardhshëm, me drejtuesit që kanë nisur tashmë planet e tyre, të cilat nuk e përfshijnë atë.

Në një publikim të Mundo Deportivo thuhet se Parisi ka tentuar edhe një herë t'i afrohet Zinedine Zidane për ta bindë atë të marrë drejtimin e skuadrës, por sërish përgjigja nuk ka qenë ajo që pritej.

Klubi francez shpreson të bindë Lionel Messin që të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në qershor dhe të mos kthehet në Barcelonë, kështu që ata do të donin që Zidane të drejtonte projektin e radhës së bashku me Leo dhe Kylian Mbappe.

Zizou megjithatë hodhi poshtë mundësinë për t'u bërë trajneri i ri i parizienëve dhe kjo pasi sipas publikimit, prioriteti i tij për momentin është Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll