Sport

Befason Leo Messi, të shtunën zbarkon në Barcelonë me familjen e tij!...

I shoqëruar nga rrethi i tij më i ngushtë, Lionel Messi po përfiton nga ditët e pushimit në Barcelonë dhe thashethemet për një rikthim po “fryhen”.

23 Prill 2023, 10:38 Nga DOSJA

Befason Leo Messi, të shtunën zbarkon në Barcelonë me

SPANJE - Ndërsa informacionet dalin në dritë flasin gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë, argjentinasi i befasoi të gjithë duke mbërritur mesditën e së shtunës (22/04) në aeroportin El Prat. 

Sipas gazetës katalane Sport, ai ka mbërritur i shoqëruar nga familja dhe rrethi i ngushtë, ndonëse në mënyrë të pazakontë, pasi e ka bërë fshehurazi dhe pa e parë askush.

Duke lënë mënjanë spekulimet e mundshme, kapiteni i Argjentinës është lënë në pushim nga Paris Saint-Germain dhe shfrytëzoi rastin për të bërë një udhëtim në Barcelonë, qyteti ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe jetës së tij. 

Siç ka theksuar mediumi, duke cituar “Jijantes”, Messi ka udhëtuar me deri në pesëmbëdhjetë valixhe, çka rihap lloj-lloj skenarësh për të ardhmen e tij.

Ardhja e ‘Pleshtit’ te Barcelona verën e ardhshme duket se po merr formë, megjithëse ka ende shumë çështje që drejtuesit e skuadrës katalanase duhet t'i zgjidhin përpara se të kompletojnë rikthimin e yllit argjentinas.

Befason Leo Messi, të shtunën zbarkon në Barcelonë me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll