Aktualitet

Akuzoi seksualisht me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi që të prostituonte në Greqi, arrestohet 30-vjeçari në Itali

I dyshuari është nën hetim, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë, pasi kishin bindur 15 vjeçaren që të ribashkohej me të dashurin e saj në Athinë, duke krijuar kështu kushte që të ajo të futej ilegalisht në Greqi.

23 Prill 2023, 11:18 Nga I.A
Akuzoi seksualisht me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi që të
Foto Ilustruese

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për përdhunim, trafikim të qënieve njerëzore si dhe për shfrytëzim seksual të të miturve. Cremonasera shkruan se fillimisht urdhër-arresti për shqiptarin ishte lëshuar nga policia greke, pasi u zbulua se ai kishte përdhunuar dhe shfrytëzuar për prostitucion një të mitur shqiptare.

I dyshuari është nën hetim, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë, pasi kishin bindur 15 vjeçaren që të ribashkohej me të dashurin e saj në Athinë, duke krijuar kështu kushte që të ajo të futej ilegalisht në Greqi. E mitura sapo kishte mbërritur në Greqi në dhjetor të vitit 2014, dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është detyruar të kryejë prostitucion për më shumë se një muaj nga të dyshuarit.

Pas disa ditësh kërkimesh dhe monitorimi të të njohurve dhe kontakteve të tij, hetuesit arritën ta kapnin shqiptarin në Kremones, ku u ndalua dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për procedurën e identifikimit. Pas identifikimit, shqiptari është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Breshias, e cila do të vlerësojë ekstradimin e tij të mundshëm drejt Greqisë.

arresothet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll