Aktualitet

Del në skenë një tjetër adoleshent! E dashura e Toshkëzit që u vra: S'më ngacmonte Axeli, por një shoku i tij

Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konfliktuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.

22 Prill 2023, 22:51 Nga F.M
Del në skenë një tjetër adoleshent! E dashura e
Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzi

TIRANË- Axel Hoxhaj, i riu që u la sot në burg duket që nuk ka qenë personi që ka ngacmuar të dashurën e Stiven Toshkëzit, të cilin e vrau me thikë më 18 prill. Dëshmia e vetë vazjës ka zbuluar se ajo ngacmohej nga një tjetër mik i Hoxhajt, i identifikuar si Arbër Murataj.

Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konfliktuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.

“Jam ngacmuar nga një mik i tij, Arbër Murataj,”- ka thënë vajza.

Sot, Gjykata e Tiranës la në burg 18-vjeçarin Aksel Hoxhaj, personi që vrau Toshkëzin. Vetë Hoxhaj nuk dha sqarime por tha se do të flasë një herë tjetër. Në burg ndodhet edhe shoku i Hoxhajt, Ensi Maze që akuzohet për vrasje e kryer në bashkëpunim. 20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./Dosja.al

axel hoxhaj ensi maze stiven toshkezi

Sondazh

Poll