Aktualitet

Po transportonin 29 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohen 4 të rinjtë në Himarë

Tre të rinjtë po lëviznin me mjet tjetër dhe bënin monitorimin e rrugës për të kontrolluar nëse ka prezencë të policisë.

23 Prill 2023, 09:30 Nga I.A
Po transportonin 29 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohen
Policia

HIMARË- 4 të rinj janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Himarë për transportim të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë shoferi i autobusit si dhe tre të tjerë që ishin bashkëpunëtorët e tij. Në autobus, të rinjtë po transportonin 29 emigrantë. Tre të rinjtë po lëviznin me mjet tjetër dhe bënin monitorimin e rrugës për të kontrolluar nëse ka prezencë të policisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së. Operacioni i zhvilluar nga DVKM Vlorë në bashkëpunim me Repartin Special “Delta”, Komisariatin e Policisë Himarë dhe Seksionin e Trafiqeve në DVP Vlorë. Transportonin me një mjet furgon, 29 emigrantë, vihen në pranga 4 shtetas nga Shkodra, ku 3 prej të cilëve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta” dhe strukurat e DVP Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit:

-F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër. Të 4 këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të kryer transportimin kundrejt pagesave, të 29 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Shtetasi B. F. drejtonte furgonin me të cilin transportoheshin emigrantët, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, lëviznin me një automjet tjetër, me qëllim monitorimin e rrugës së kalimit nga Saranda drejt Shkodrës, për të shmangur shërbimet e Policisë. 2 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

policia e himares

Sondazh

Poll