Aktualitet

Ishte kthyer në makthin e njerëzve, arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Vaun e Dejës, dyshimet për veprimtari kriminale

Ndoj më parë dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale kryesisht në kultivim dhe tafikim të lëndëve narkotike.

23 Prill 2023, 11:01 Nga I.A
Ishte kthyer në makthin e njerëzve, arrestohet 25-vjeçari me
Kallashnikov

VAU I DEJËS- Një 25-vjeçar është arrestuar në vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë i riu me emrin Edmond Ndoj, të cilit iu kap një kallashnikov. Ndoj më parë dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale kryesisht në kultivim dhe tafikim të lëndëve narkotike. Prania e tij me armë ka shkaktuar panik në zonën përreth dhe banorët kanë njoftuar policinë. 

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër. Lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, falë reagimit të menjëhershëm, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 25-vjeçarin. 25-vjeçari, i dyshuar më parë, për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një armë zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se në fshatin Vig, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi, E. N., 25 vjeç, banues në Vig. 25-vjeçari dyshohet se më parë ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh. Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të Komisiariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

edmond ndoj

Sondazh

Poll