Bota

KQZ: Shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit është bërë me ndihmën e Policisë, qytetarët të votojnë

KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.

23 Prill 2023, 08:19 Nga I.A
KQZ: Shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit është
Valmir Elezi

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri. KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi se sipas informacioneve që kemi pranuar janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit

“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna është 45 mijë e 95 . Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.

zgjedhjet ne veri te kosoves valmir elezi

Sondazh

Poll