22 Prill 2023, 21:58
Nga F.M
Leonard Thodhori dhe nëna e tij
SARANDË- Një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari është gjetur në një magazinë në afërsi të fshatit Nivicë të Bashkisë Himarë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe Forcat Operacionale bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar një automjet fuoristradë tip “Range Rover” në Qafë-Gjashtë ndërkohë që po verifikohen edhe gjashtë mjete të tjera.
Gjithashtu bëhet me dije se disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë. Ata janë dërguar në komisariatin e Policisë Vlorë nga Forcat Operacionale, ku janë marrë në pyetje, por nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.
Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
leonard thodhori fatmir sulovari fatmir krasniqi
Aktualitet
22 Prill 2023, 21:37
Psikologia Valbona Treska
TIRANË- Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesave n&e...
Aktualitet
22 Prill 2023, 21:17
Të rinj
TIRANË- Marrëdhëniet seksuale të shfrenuara tek të rinjtë, pa mbrojtje, eksperiencat e para në mosha shum&e...
Aktualitet
22 Prill 2023, 20:50
F.M
Kei Piu
ELBASAN- Kei Piu është personi që ka mbetur i plagosur në Elbasan. Piu u përlesh me një grup të rinjsh teksa nd...
Aktualitet
22 Prill 2023, 20:44
F.M
Elton dhe Klodian Lestakaj
TIRANË- Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn ...
Aktualitet
22 Prill 2023, 20:36
F.M
Klodian Lestakaj
TIRANË- Hapet një tjetër pistë hetimi për vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj. Pista e ...
Aktualitet
22 Prill 2023, 20:12
F.M
Leonard Thodhori
SARANDË- Forca të shumta të Policisë së Sarandës po zhvillojnë një operacion në bashkëpu...
Aktualitet
22 Prill 2023, 18:28
F.M
Gëzim Sulovari dhe efektivi
SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar kët&eum...
Aktualitet
22 Prill 2023, 16:26
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Marsel Kolndreu, i riu që një ditë më parë u raportua se ishte dhunuar nga anëatrë të f...
Aktualitet
22 Prill 2023, 16:00
Azili
SHQIPËRI- Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti m&eu...
Aktualitet
22 Prill 2023, 15:50
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e anglezit që po hetohet lidhur me vrasjen e biznes...