Aktualitet

Të zhdukur nga 6 prilli, Koçolja e Sulovari mund të jenë vrarë, zbardhen lëvizjet e tyre në makinën e rrëmbyesit, trupat mund të jenë fshehur në Konispol

Në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit, dallohet Fatmir Sulovari i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

22 Prill 2023, 22:03 Nga F.M
Të zhdukur nga 6 prilli, Koçolja e Sulovari mund të jenë
Leonard Thodhori

SARANDË- Policia mendon se dy 46-vjecarët, Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi mund të jenë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol. Gjithashtu janë zbardhur detaje nga komunikimi i tyre me personat që ndodheshin në makinën ku hipën dy të zhdukurit pa gjurmë. BW shkruan se në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit, dallohet Fatmir Sulovari i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

leonard thodhori fatmir sulovari fatmir krasniqi

Sondazh

Poll