Art&Argëtim

Moderatorja shqiptare flet për humbjen e babait: Ishte e tmerrshme

1 Mars 2019, 12:41 Nga DOSJA
Moderatorja shqiptare flet për humbjen e babait: Ishte e tmerrshme

Bukuroshja e ekranit tregoi se si karriera e saj si modele nisi kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe. E gjithë kjo solli më vonë, realizimin e një prej ëndrrave të saja më të mëdha, moderimin i një emisioni televiziv.

“Atëherë kur unë mendoja se sa isha bërë një çik personazh, që njerëzit më njihnin dhe kisha kapur qiellin gjithçka ndryshoi. Ishte e çuditshme, unë provoja gjëra të tjera në vende të ndryshme, konkurroja dhe deri në moment të fundit dukej sikur çdo gjë ishte mirë, pastaj prishej”, – u shpreh Jona.

Moderatorja tregoi edhe dhimbjen e madhe që ka përjetuar kur babai i saj u nda nga jeta dhe si ndryshuan gjërat më vonë, kur ofertat për punë erdhën papritur dhe ajo ndihej e lumtur.

Nëse mendoni se e keqja kaloi me tentativat e dështuara nga unë, sapo kishte filluar, gjithçkaje ju vendos kapaku kur im atë u largua nga jeta. Nuk e kuptoja pse çdo gjë e keqe më ndodhte mua dhe ajo periudhë ka qenë e tmerrshme në shumë aspekte”,- tregon Jona.

 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jeta e jones jona spahiu jeta e jones jona spahiu

Sondazh

Poll