Art&Argëtim

Rikthehen 6 vjet më vonë, grupi muzikor i këngëtarëve të preferuar

1 Mars 2019, 10:25 Nga DOSJA
Rikthehen 6 vjet më vonë, grupi muzikor i këngëtarëve

Tre vëllezërit bukuroshë, ‘Jonas Brothers’ që përbëhet nga Nick Jonas, 26 vjeç, Joe Jonas, 29 vjeç dhe Kevin Jonas, 31, kanë publikuar hitin më të ri të titulluar “Sucker”.

Ata janë rikthyer pas 6 vitesh mungesë në tregun muzikor, pasi kishin vijuar karrierën solo gjatë kësaj periudhe.Videoja e shumëpritur muzikore i ka befasuar të gjithë pasi Jonas Brothers shfaqen me partneret e tyre të bukura: Danielle Jonas, Priyanka Chopra dhe Sophie Turner. Ato shfaqen mjaft seksi me disa kostume të çuditshme të tipit “Eliza në Botën e Çudirave”, që vërtiten rreth një kështjelle dhe kopshti fantastik.

Grupi konfirmoi më parë se do të rikthehen më fuqishëm s ekurrë më parë, por surpriza më e madhe ishte prezenca e partnereve të tyre.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz joe jonas jonas brother kevin jonas nick jonas priyanka chopra sucker joe jonas jonas brother kevin jonas nick jonas priyanka chopra sucker

Sondazh

Poll