Art&Argëtim

Vdes në rrethana të mistershme aktorja e njohur, u gjet e pajetë në banesën e saj

1 Mars 2019, 07:57 Nga DOSJA
Vdes në rrethana të mistershme aktorja e njohur, u gjet e pajetë

Aktorja e mirënjohur Lisa Sheridan është ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme. 44-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në New Orleans dhe si fillim u aludua se kishte vrarë veten.

Për një përfundim më të saktë, familja e aktores është duke pritur përgjigjen e raportit mjeko-ligjor. Ylli i njohur i serialeve ‘CSI’ dhe ‘Invasion’ është vlerësuar gjithmonë për ëmbëlsinë dhe aftësitë e saj si aktore dhe të gjithë familjarët e miqtë e saj nuk po e superojnë dot këtë lajm të hidhur.

“Jam e tronditur nga kjo ngjarje.Unë sapo kisha folur me të dhe gjithçka dukej në rregull, ajo dukej e lumtur dhe në një disponim të mirë.Të gjithë që e njihnin e donin shumë dhe e respektonin.Lamtumirë engjëll..Do të më mungosh shumë.Le të lutemi të gjithë për familjen e saj,”– shkruan një mike e saj në rrjetet sociale.

Sheridan luajti në shumë filma përgjatë karrierës së saj 20-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu edhe në seriale të ndryshme si: ‘CSI franchise’,’Without A Trace’, ‘Freaky Links and Legacy’, etj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture csi franchise lisa sheridan vdes 44 vjecarja vdes aktorja e njohur vdes ne menyre te mistershme ylli i serialeve csi franchise lisa sheridan vdes 44 vjecarja vdes aktorja e njohur vdes ne menyre te mistershme ylli i serialeve

Sondazh

Poll