Art&Argëtim

Kim dhe Kourtney publikojnë foton e rrallë, çfarë ka ndodhur me fytyrat e tyre?

28 Shkurt 2019, 17:05 Nga DOSJA
Kim dhe Kourtney publikojnë foton e rrallë, çfarë ka

Familja Kardashian së fundmi ka qenë tepër e shqetësuar pas shpërndarjes me shpejtësi të lajmeve se Tristan Thompson ka tradhtuar Khloe-n, me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Mirëpo, kjo nuk i ka ndaluar motrat Kardashian që të mos kujdesen për lëkurën e tyre. Mbrëmjen e kaluar, Kourtney Kardashian publikoi një foto ku shfaqej me Kim Kardashian dhe të dyja kishin vendosur të njëjtën maskë fytyre. Për hir të së vërtetës ato dukeshin tepër të çuditshme ose thënë më saktë, të transformuara.

Dhe siç e ka zbuluar edhe në përshkrimin e fotos vetë Kourtney, ajo e cila e ka bindur që të përdorë maskën e fytyrës në fjalë ka qenë e motra, Kim.

Maska në fjalë është nga një markë e Koresë së Jugut e cila redukton ndjeshëm rrudhat dhe i jep fytyrës një shkëlqim të paparë. Fillimisht ajo të jep ndjesinë e ngrirjes, por pas aplikimit të maskës fytyra është si ajo e një bebi. Prandaj mos u çudisni kur shihni personazhet publikë me fytyrë të shkëlqyeshme sepse pas saj fshihen lloj-lloj maskash të kushtueshme.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz khole kardashian kim kardashian kourtney kardashian kris jenner khole kardashian kim kardashian kourtney kardashian kris jenner

Sondazh

Poll