Bota

Arrestohet në Palermo drejtoresha e shkollës "Giovanni Falcone", mediat italiane: Vidhte ushqime dhe kompjuterat e shkollës (PËRGJIMET)

Daniela Lo Verde, gjithashtu e dekoruar me titullin e kalorësit të Republikës, bashkë me zv/drejtoreshën Daniele Agosta, u arrestua pasi kishte përvetësuar ushqime në mensën e shkollës, kompjuterë, tableta dhe iPhone të destinuara për nxënës, të blera nga financimet e BE-së.

21 Prill 2023, 14:10 Nga k.m.
Arrestohet në Palermo drejtoresha e shkollës "Giovanni
Daniela Lo Verde

PALERMO- Në Palermo, një nga eksponentët më të njohur të antimafias në qytet, drejtoresha e shkollës Giovanni Falcone në lagjen Zen, u arrestua nga karabinierët për përvetësim dhe korrupsion. Daniela Lo Verde, gjithashtu e dekoruar me titullin e kalorësit të Republikës, bashkë me zv/drejtoreshën Daniele Agosta, u arrestua pasi kishte përvetësuar ushqime në mensën e shkollës, kompjuterë, tableta dhe iPhone të destinuara për nxënës, të blera nga financimet e BE-së.

La Lo Verde dhe Agosta tani janë nën arrest shtëpiak; e po ashtu nën hetim është edhe Alessandra Conigliaro (gjithashtu në arrest shtëpie), një punonjëse e një dyqani në Palermo, e cila dyshohet se i ka dhënë drejtoreshave tableta dhe telefona celularë në këmbim të furnizimeve të nevojshme për shkollën. 

Në qershor, hetuesin përgjuan të parën nga një sërë bisedash mes gruas dhe vajzës së saj, të cilat flisnin për ushqimin që duhej vendosur brenda një qese për ta marrë më pas në shtëpi.

Përgjimet e kapura: "Ne do ta marrim këtë në shtëpi" "Dua ta marr këtë në shtëpi me vete, dua ta marr këtë në shtëpi me vete... pastaj le ta lëmë mënjanë... pastaj të shohim se çfarë ka këtu... Nxirreni dhe vendoseni këtu..." Orizin..vendose mbi frigorifer...".

Përveç ushqimit nga mensat e shkollave, drejtoresha Daniela Lo Verde dyshohet se ka përvetësuar kompjuterë dhe tableta të blera me fondet e shkollave evropiane.

"Është një Mac i ri?,"- e pyeti vajza gruan.

“Po, tani po e çojmë në shtëpi”, u përgjigj nëna./Tg.com

daniela lo verde daniele agosta itali

Sondazh

Poll