Bota

SHBA konfirmon se një nga shtetasit e saj ka vdekur gjatë sulmeve në Sudan, përgatitet për të evakuuar qytetarët

Evakuuimi i qytetarëve është një perspektivë e vështirë pasi shumica e aeroporteve të mëdha janë bërë fusha beteje dhe lëvizja nga kryeqyteti Khartoum në zona më të sigurta është e rrezikshme. 

21 Prill 2023, 13:49 Nga f.i
SHBA konfirmon se një nga shtetasit e saj ka vdekur gjatë sulmeve
Sudan

SUDAN- Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Sudan. Mediat e huaja raportojnë se SHBA po përgatitet për të evakuuar qytetarët.

Ndërkohë evakuuimi i qytetarëve është një perspektivë e vështirë pasi shumica e aeroporteve të mëdha janë bërë fusha beteje dhe lëvizja nga kryeqyteti Khartoum në zona më të sigurta është e rrezikshme. Mësohet se deri tani punonjësit në zyrën e Këshillit Britanik në Sudan janë evakuuar.

"Jemi të lehtësuar të ndajmë që të gjithë kolegët që ishin në zyrën tonë tani janë në shtëpi. Siguria e kolegëve tanë është gjithmonë prioriteti ynë më i lartë,"- thuhet në deklaratën nga zyrat e këshillit Britanik.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll