Bota

Ndalohet importi i grurit nga Ukraina/ Shoqata hungareze: Do të dëmtojë industrinë vendase

Shoqata hungareze e drithërave dhe ushqimeve ka kundërshtuar ndalimin e qeverisë për importet e drithërave dhe farave vajore nga Ukraina fqinje, duke shtuar se kufizimet do të godasin prodhuesit e ushqimit dhe përdoruesit industrialë në Hungari.

21 Prill 2023, 14:07 Nga a.l
Ndalohet importi i grurit nga Ukraina/ Shoqata hungareze: Do të
Foto ilustruese

HUNGARI- Shoqata hungareze e drithërave dhe ushqimeve ka kundërshtuar ndalimin e qeverisë për importet e drithërave dhe farave vajore nga Ukraina fqinje, duke shtuar se kufizimet do të godasin prodhuesit e ushqimit dhe përdoruesit industrialë në Hungari, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne nuk pajtohemi me ndalimin e importit të drithërave dhe farave vajore ukrainase, veçanërisht në një sezon kur ekspozimi ynë ndaj importeve të misrit është shumë i lartë. Kjo masë do të shkaktojë vështirësi të konsiderueshme për prodhuesit hungarezë të ushqimit dhe përdoruesit industrialë, të cilat do të prekin blegtorët dhe konsumatorët," thuhet në një deklaratë.

Polonia dhe Hungaria vendosën ndalimin e importit të disa drithërave nga Ukraina. Sakaq, masa të ngjashme u njoftuan edhe nga disa vende të tjera të Evropës Lindore. 

 

marreveshja e grurit

Sondazh

Poll