Bota

Arrestimi i kritikut të Putinit, Britania sanksionon agjentët rusë të FSB-së

Murza është shtetas britaniko-rus dhe është dënuar me 25 vjet burg pasi akuzohet për tradhti.

21 Prill 2023, 14:01 Nga a.l
Arrestimi i kritikut të Putinit, Britania sanksionon agjentët
Vladimir Kara Murza

BRITANI- Britania ka sanksionuar agjentët e FSB-së pas arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza. Murza është shtetas britaniko-rus dhe është dënuar me 25 vjet burg pasi akuzohet për tradhti.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme britanike.

“Në realitet, ai tha me guxim të vërtetën për pushtimin e paligjshëm të Putinit në Ukrainë”, tha ai. 

Ndërsa sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se  sot pesë individë të lidhur me rastin e tij janë sanksionuar, duke dërguar një mesazh të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të qëndrojë për këtë trajtim të një prej shtetasve të saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Britania do të vazhdojë të mbështesë zotin Kara-Murza dhe familjen e tij. Unë i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë atë menjëherë dhe pa kusht", tha ai.  

Gjykata në Moskë e dënoi kritikun e Kremlini Vladimir Kara Murza me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse. Në mars të vitit 2022, vetëm disa javë pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë, Vladimir Kara-Murza akuzoi “regjimin diktatorial të Kremlinit” për kryerje të “krimeve të luftës”. Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

fsb vladimir kara murza

Sondazh

Poll