Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, autori e priti mbi një orë, qëndroi në këmbë përballë lokalit, është fiksuar dhe nga kamerat

Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës.

20 Prill 2023, 20:22 Nga F.M
Vrasja e Nikulajt, autori e priti mbi një orë, qëndroi në
Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Vrasësi e priti biznesmenin Ardian Nikulaj për mbi 1 orë. TVKlan raporton se kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja e kanë fiksuar atë duke qëndruar përballë lokalit të Nikulajt, në Shëngjin. Sapo e ka parë të ulet, ai është futur në lokal dhe e ka qëlluar duke zbrazur karikatorin e pistoletës TT.

Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona.

Por, nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak. Deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.

ardian nikulaj

Sondazh

Poll