Bota

'Po na tërheqin të gjithëve në Luftën e 3-të Botërore'/ Lukashenko: Rusia dhe Bjellorusia do t'i rezistojnë përpjekjeve të forcave shkatërruese

Gjatë një takimi me guvernatorin e rajonit të Shën Petersburgut të Rusisë, Aleksandër Beglov, i cili ndodhet për një vizitë në Minsk, ai tha se nuk ka pasur vende në histori që kanë vuajtur nga lufta aq shumë sa Leningradi dhe Bjellorusia.

20 Prill 2023, 17:16 Nga a.l
'Po na tërheqin të gjithëve në Luftën e 3-të
Aleksandër Lukshenko

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia dhe Rusia së bashku do t'i rezistojnë përpjekjeve të nazistëve modernë dhe forcave të tjera shkatërruese për t'i tërhequr ata në Luftën e Tretë Botërore përmes konfliktit në Ukrainë. Gjatë një takimi me guvernatorin e rajonit të Shën Petersburgut të Rusisë, Aleksandër Beglov, i cili ndodhet për një vizitë në Minsk, ai tha se nuk ka pasur vende në histori që kanë vuajtur nga lufta aq shumë sa Leningradi dhe Bjellorusia, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne shohim që sot nazistët, fashistët dhe forcat e tjera shkatërruese po përpiqen të ndryshojnë historinë, të mohojnë kontributin tonë të përbashkët në Fitoren e Madhe [në Luftën e Dytë Botërore] dhe të justifikojnë veprimet e tyre kriminale si atëherë ashtu edhe tani. Përmes konfliktit në Ukrainë , po na tërheqin të gjithëve në Luftën e Tretë Botërore. Megjithatë, jam i bindur: ata nuk ishin në gjendje të shkatërronin njerëzit tanë atëherë dhe nuk do të mund ta bëjnë këtë as tani", tha Lukashenko.

Rusia dhe Bjellorusia janë zyrtarisht pjesë e një shteti të Unionit, një bashkim pa kufij dhe aleancë midis dy vendeve ish-sovjetike, megjithëse planet e vjetra për integrim më të ngushtë të ekonomive të tyre kanë ngecur vazhdimisht. Moska është mbështetësi kryesor politik dhe financiar i Bjellorusisë, ndërsa Lukashenko e lejoi Putinin të përdorte territorin e Bjellorusisë si pikënisje për pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll