Aktualitet

“Më e frikshmja në botë”, ZDF dokumentar për bandat shqiptare: Shumë të rrezikshëm

29 Shtator 2019, 14:23 Nga DOSJA

GJERMANI-Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, kështu shkruan ZDF në faqen e saj online.

Kjo media ka publikuar sot një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e serisë së dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën.

 

Sipas asaj që bëhet me dije në faqen online të ZDF, reportazhi është i 43 minuta i gjatë dhe mund të shihet vetëm në Gjermani. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se banda shqiptare është shumë e rrezikshme.

Gazetari David Beriain që ka realizuar këtë dokumentar ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale, të cilat. Në dokumentar, gazetari flet edhe me disa persona të maskuar, të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare david beriain dokumentar i zdf bandat shqiptare david beriain dokumentar i zdf

Sondazh

Poll