Bota

Vizita e Pompeo-s në Ballkan, zbulohet arseyja pse nuk do të vizitojë Shqipërinë

29 Shtator 2019, 09:17 Nga DOSJA
Vizita e Pompeo-s në Ballkan, zbulohet arseyja pse nuk do të

BALLKAN– Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo javën e ardhshme do të bëjë një tur në Ballkan, ku do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ndërsa në Shqipëri nuk do të ndalet.

Pompeo ka zbardhur arsyet për të cilat nuk do të vizitojë Tiranën, ku tha se këto vizita do ta vinin theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO, andaj Shqipëria nuk është pjesë e këtij turi.

Sekretari i Shtetit në një prononcim për “Zëri i Amerikës” u pyet për arsyen pse nuk po shkon në Shqipëri dhe zyrtari tha se arsyeja është thjesht se zoti Pompeo po shkon  tek vendet e sapo anëtarësuara në NATO. “Emërimi i zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin, tregon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Ai do të jetë në gjendje të theksojë mbështetjen tonë për një zgjidhje të çështjeve, përfshirë ato mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi zyrtari i shtetit. Vizitat pritet që të zgjasin nga 1 deri në 6 tetor, ku sekretari amerikan Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun.

Ndërkohë në Romë, Sekretari i Shtetit do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio. Ndërsa më pas Pompeo do të ndalet në Mal të Zi ku do të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç. Gjatë vizitave të tij të shumta në Ballkan, sekretari i shtetit amerikan do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, ka bërë me dije se këto vizita të Pompeos do ta vënë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerim. Zyrtari i lartë shtoi se do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi, si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Fundi i vizitave të tij do të finalizohet me Greqinë, ku Pompeo do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mike pompeo vizita e mike pompeo ne ballkan mike pompeo vizita e mike pompeo ne ballkan

Sondazh

Poll