Aktualitet

Përplasi për vdekje mjekun shqiptar dhe u largua, arrestohet 81-vjeçari

Por në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër.

19 Prill 2023, 12:55 Nga k.m.
Përplasi për vdekje mjekun shqiptar dhe u largua, arrestohet
 Jetmir Morina

ZVICËR- 30-vjeçari shqiptar Jetmir Morina u godit nga një automjet teksa po ndihmonte disa të aksidentuar. Sot, Policia Zyrihut arrestoi një 81-vjeçar. Ngjarja ndodhi në autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina ndaloi t’i jepte ndihmë disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.

Por në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër.

Jetmir Morina ka lindur në Kosovë dhe është mysliman i devotshëm. Ai ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë.

 “Për fat të keq, ai ende nuk kishte mundur të punonte si stomatolog në Zvicër. Por ishte në proces që të vinte gjithçka në lëvizje. Por Zoti kishte plane të tjera për të,”-tha vëllai i tij, Besert Morina, për Blick

jetmir morina

Sondazh

Poll