Sport

Igli Tare ia di ‘sekretet’ zanatit, me 7 milionë euro ka krijuar çiftin më të mirë në qendër të mbrojtjeve në Serinë A!

Me vetëm 20 gola të pësuar, drejtori sportiv i Lazios ka befasuar teksa ka siguruar një dyshe perfekte me Casalen dhe Romagnolin, që në total i ka kushtuar vetëm 7 milionë euro.

19 Prill 2023, 12:35 Nga DOSJA

Igli Tare ia di ‘sekretet’ zanatit, me 7 milionë euro ka

ITALI - Verën e kaluar, gjithë vëmendja ishte te Bremer dhe De Ligt, Kulibali dhe Kim. Interesi për ta, ka bërë që shqenzime të çmendura, si kurrë më pare, të bëhen edhe për mbrojtësit e qendrës. Realiteti në fushat e blerta, ka treguar se diferencën nuk e bëjnë shifrat e blerjeve, por edhe zgjedhjet e zgjuara.

Si në rastin e Lazios, që ka dëshmuar mbrojtjen më të mirë të Serisë A, me vetëm 20 gola të pësuar. Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka befasuar teksa ka siguruar një dyshe perfekte me Casalen dhe Romagnolin, që në total i ka kushtuar 7 milionë euro.

Igli Tare ia di ‘sekretet’ zanatit, me 7 milionë euro ka

Kalimi te lacialët me parametra zero i ish-lojtarit të Milanit, duket se ka rregulluar ekuilibrat sa i takon mbrojtjes. Me garancinë që jep prapavija, ku bën pjesë edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, Lazio ka ‘blinduar’ vendin e dytë në Serinë A, që askush nk e priste.

Dhe natyrshëm një meritë të madhe këtu ka Igli Tare, drejtori sportive, i cili ka arritur të krijojë dyshen solide të qendrës së mbrojtjes, që për më tepër, e ka arritur me shpenzime modeste.

Sot, të gjesh një mbrojtës qendre me nivel, është bërë tashmë diçka shumë e komplikuar në futboll, por Igli Tare ia di mirë ‘sekretet’ kësaj pune, çka e ka vërtetuar edhe më parë. Në kohën kur klubet e mëdha japin edhe 70-80 milionë për një mbrojtës qendre, ai krijon një dyshe të tillë me 7 milionë euro dhe arrin rezultatet më të mira.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll