Sport

Tuchel respekton Cityn, por nuk dorëzohet pa luftë: “Bayern është një klub i madh dhe gjithçka mund të ndodhë”...

“Duhet ta fillojmë mirë ndeshjen, ndoshta të shënojmë të paktën një gol në pjesën e pare,”- ka deklaruar sulmuesi me përvojë Thomas Muller.

19 Prill 2023, 10:26 Nga DOSJA

Tuchel respekton Cityn, por nuk dorëzohet pa luftë: “Bayern

GJERMANI - Bayern mund të humbasë 3-0, por nuk do të dorëzohet kurrë pa luftë.  Bavarezët besojnë se avantazhi i Manchester Cytit në Etihad, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, mund të kompensohet në Munich.

"Jemi në një periudhë ndryshimi, lojtarët e mëdhenj u larguan nga klubi, pastaj u ndryshua edhe trajneri. Ne nuk kishim shumë kohë, por Bayerni është një klub i madh dhe kjo është arsyeja pse ne të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe. Çdo gjë mund të ndodhë, sidomos kur shikon ndeshjen e parë dhe mënyrën se si na ndëshkoi City. Skuadra e Pep Guardiolës është një nga më të mirët në botë, por ne jemi gati. Dera është gjithmonë e hapur, ne duhet të futemi fuqishëm”,- tha Tuchel.

Sulmuesi Chupo-Moting është rikuperuar

Tuchel respekton Cityn, por nuk dorëzohet pa luftë: “Bayern

"Nuk kam vendosur ende, do të shohim pas testit se si është gjuri i tij. Nëse është në rregull, ai do të jetë për ndeshjen. Ai na jep forcë në sulm, do të ishte mirë ta kishim atë në ekip”,- ishte i qartë trajneri i Bayernit.

Dhe Thomas Myller beson se avantazhi i Cityt nuk është i pakthyeshëm dhe ai la të kuptohet edhe për skenarin ideal për Bayernin.

"Unë besoj se ne kemi ende një shans për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League. Duhet ta fillojmë mirë ndeshjen, ndoshta të shënojmë të paktën një gol në pjesën e parë. Nuk duhet të jemi 3-0 pas 10 minutave të para, ne duhet të shënojmë të paktën një gol në pjesën e parë. Nëse shënojmë një gol të dytë deri në minutën e 80-të dhe nuk pësojmë, do të kemi edhe 15 minuta të tjera. Besoj se gjithçka është e mundur", tha Myller.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll