Politike

Incidenti me ushqime nga kandidati i PS në Has, Majko: Fantazia e PD nuk ka limit, votat blihen javën e fundit

Majko thotë se fantazia e PD se 21 pakot po shpërndaheshin për blerje votash, nuk ka më limite.

19 Prill 2023, 10:39 Nga f.g
Incidenti me ushqime nga kandidati i PS në Has, Majko: Fantazia e PD nuk ka
Pandeli Majko

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka marrë në mbrojtje kandidatin e socialistëve në Has, Halit Mulaj, i cili është vënë nën hetim tashmë pas denoncimit të rivalit të tij, Miftar Dauti. Në një reagim në rrjetet sociale, Majko thotë se fantazia e PD se 21 pakot po shpërndaheshin për blerje votash, nuk ka më limite.

Postimi i plotë:  

REAGIM
Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!
Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!
“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!
Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilac” rrobash!
Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër!
Hasjanët do vendosin me votë!
Vetëm përpara!

Incidenti me ushqime nga kandidati i PS në Has, Majko: Fantazia e PD nuk ka

Por çfarë ka ndodhur në Has? Dy netë më parë, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Has, Miftar Dauti denoncoi me video se djemtë e kandidatit të PS, Halit Mulaj bashkë me një person tjetër i cili punon si magazinier i bashkisë Has, ishin duke ngarkuar pako me ndihma që do të shpërndaheshin për zgjedhje. Furgoni me ndihma u kontrollua më pas nga policia ku u gjetën 21 pako me mbishkrimin "Rezerva Materiale Shtetërore" dhe vazhdon hetimi i çështjes. Vetë Mulaj, ka pranuar se ishin ushqime që do të jepeshin për Natën e Kadrit./Dosja.al

pandeli majko has halit mulaj

Sondazh

Poll