Politike

Lëvizja Bashkë hap fushatën elektorale: Qindra qytetarë morën pjesë, do luftojmë që Tirana të bëhet qytet i jetueshëm

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale, ku kandidatët për këshillat bashkiak si dhe kandidati për kryebashkiak Arlind Qori përcollën përvojat e tyre me aktivizimin. 

18 Prill 2023, 23:12 Nga I.A
Lëvizja Bashkë hap fushatën elektorale: Qindra qytetarë
Hapja e fushates elektorale

TIRANË- Lëvizja Bashkë kanë hapur ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Fushata elektorale u hap në sallën Black Box të Universitetit të Arteve. Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale, ku kandidatët për këshillat bashkiak si dhe kandidati për kryebashkiak Arlind Qori përcollën përvojat e tyre me aktivizimin. 

Postimi i Plotë:

NIS ME ENTUZIAZËM FUSHATA E LËVIZJES BASHKË Sot në sallën Black Box të Universitetit të Arteve nisi rrugëtimi elektoral i Lëvizjes BASHKË. Qindra qytetarë shprehën mbështetjen e zjarrtë për programin dhe kandidatët e Lëvizjes BASHKË. Gjatë takimit mund të shquhen fjalimet e kandidatëve Mirela Ruko, Redi Muçi, Rexhina Elmazi, Klodi Leka, Bora Mema, Albina Ruko dhe Arlind Qori. Secili përcolli përvojën e vet me qytetin dhe aktivizmin, duke vënë gishtin në plagët e qytetit dhe mundësitë e transformimit të tij. Lëvizja BASHKË do të jetë zëri i guximshëm i shumësisë së qytetarëve të Tiranës. Ne do të luftojmë që Tirana të bëhet qytet i jetueshëm, me parqe e hapësira publike, me shërbime publike cilësore dhe zhvillim ekonomik të qendrueshëm.

levizja bashke arlind qori zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2023, 18:26

Rreth trajnimit pavlovian të publikut

Ardian Vehbiu Kjo që i ndodhi Ermonela Jahos – salla bosh, më kujtoi një turp të ngjashëm, që pat ndodhur me disa shkri...