Politike

Shefja e Misionit të ODIHR takohet me Alibeajn në selinë e re të PD, pritet në hyrje nga Bardhi

Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

19 Prill 2023, 10:32 Nga A.B
Shefja e Misionit të ODIHR takohet me Alibeajn në selinë e re
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur ditën e sotme në selinë tjetër të Partisë Demokratike, të kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Glover u prit në hyrje të selisë së re të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Takimi i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit, vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm./Dosja.al

audrey glover enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll