Politike

Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë Patos: Shushunjë që u emërua me valixhe me euro, e shoqja mori arratinë në Londër pasi bëri batërdinë me pronat

Berisha në fjalën e tij u shpreh se Sofije Alushaj është një kandidatë shembullore dhe që do të vendos në qendër qytetarët e bashkisë Patos. Po

18 Prill 2023, 19:28 Nga I.A
Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë Patos: Shushunjë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot kandidaten e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Patos. Berisha në fjalën e tij u shpreh se Sofije Alushaj është një kandidatë shembullore dhe që do të vendos në qendër qytetarët e bashkisë Patos. Po ashtu Berisha nga Patosi ka sulmuar dhe rivalin e saj socialist Fatjon Duraj duke e quajtur atë një “shushunjë” të emëruar në garën elektorale të 14 majit përmes valixheve me euro.

"Ne do të bëjmë gjithçka të konsolidojmë dhe forcojmë familjet tona. Ne do bëjmë gjithçka për fëmijët, për kujdesjen për ta, për çerdhen, kopshtet, shkollat. Ne u qëndrojmë vlerave familjare. Ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj. Përpjekjet për zhbërjen e saj. Përpjekjet për t’i shndërruar prindërit në numra. Numri 1 dhe numri 2. Përpjekjen për t’iu imponuar fëmijëve gjininë që iu ka dhënë Zoti.
Ne nuk pajtohemi dhe s’mund të pajtohemi kurrë me këtë doktrinë që ka përqafuar verbërisht Edi Rama me suitën e tij. Jo, për ne familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet ka sot në duart e tij të gjitha pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë, ndaj fatit të Patosit dhe Shqipërisë sesa t’i japim prap pushtet atij, i cili e ka keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme, i cili po të ketë një emër të dytë do mund të quhej ‘mbreti i së keqes’. Cilin kandidon Edi Rama këtu? E keni të qartë se kush është Fatjon Duraj. Së pari, është një shushunjë që vjen nga OSSHE. Një shushunjë e pashpirt. Se janë Fatjonët e OSSHE që presin fatura për arrestime si kund në asnjë vend të botës. Të 38 mijë qytetarëve në vitin 2015 se nuk kishin paguar faturat që ua shumëfishonin. Askund në botë një çështje civile, nuk trajtohet si çështje penale, përveçse se OSSHE dhe Edi Rama. Dhe kjo specie e dalë nga OSSHE është përhapur edhe në Librazhd. Ka emëruar një tjetër nga OSSHE i cili është përgjegjës për burgosjen e të paktën 200 qytetarëve dhe i sjell këtu. Vendin e kanë në burg, ata të cilët kanë shkelmuar të drejtat e qytetarëve, kanë shndërruar çështjet civile në çështje penale, kanë kryer krime antikushtetuese," tha Berisha.

Berisha tha se Rama çon para votuesve një kandidat që ka gruan të shpallyr në kërkim për abuzimet që ka bërë në Hipotekën e Sarandës.

"Po pse Edi Rama ka kapur lopatën si punëtor i madh? Që nga 48 mbledhje të qeverisë ka shkuar vetëm në 19. Lopatën e ka kapur vetëm për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Sepse, kandidatët e tij janë të tillë, si Fatjoni. Unë iu bëj thirrje ju. Iu bëj thirrje socialistëve të Patosit që nuk i ka pyet kush sot gjer më sot për Fatjonin t’i kërkojnë Fatjonit të ballafaqohet këtu në skenë me Sofinë. A e dini ju apo jo, si u emërua Fatjoni? Fatjoni u emërua me valixhe me euro. Po ku është e shoqja e Fatjonit? Në arrati në Londër. Ju lutem, mos e pranoni në asnjë mënyrë në fushatë pa sjellë të shoqen. Ta sjellë të shoqen. Po këta kanë humb çdo cipë. Nuk kanë asnjë respekt për ju dhe qytetarin. E shoqja në kërkim dhe ky vjen të kërkojë votat. E shoqja ka bërë batërdinë në hipotekën e Sarandës, është në kërkim, dhe ky ka fytyrë, ka kurajë të vijë dhe të trokasë për vota. Po sille njëherë zonjën para ligjit ti. Zbato ligjin njëherë pastaj eja të shohim. A ka fyerje më të madhe për ju? A ka fyerje me të madhe për kandidatin sesa të biesh kandidat një njeri që ka bashkëshorten në kërkim. Që ka bashkëshorten me mandat arresti. Po kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ndodh vetëm në shtetin e mafies. Ndodh në një vend ku krimi ka gjithçka në dorë," tha Berisha.

sali berisha sofije alushaj fatjon duraj

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2023, 18:26

Rreth trajnimit pavlovian të publikut

Ardian Vehbiu Kjo që i ndodhi Ermonela Jahos – salla bosh, më kujtoi një turp të ngjashëm, që pat ndodhur me disa shkri...