Politike

Berisha-Majlinda Bufit: Ty të kandidon droga, trafikoje me pasaportë diplomatike. E ke burrin bos kryesor

Kreu i Partisë Demokratike e krahasoi Bufin me ministren Olta Xhaçka dhe tha se arratisen në pushime duke lënë qytetarët pa para dhe pa pensione.

18 Prill 2023, 18:33 Nga F.M
Berisha-Majlinda Bufit: Ty të kandidon droga, trafikoje me pasaportë
Sali Berisha

ROSKOVEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar kryebashkiaken Majlinda Bufi që të dalë në një debat publik me kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Erdit Hazizaj. Teksa mbënte fjalën në Roskovec, Berisha tha se kryebashkiakja e ka bashkëshortin 'bos droge' dhe se vetë gjithashtu ka trafikuar lëndë narkotike duke përdorur pasaportën diplomatike. Sipas Berishës, Bufi duhet të ishte dorëhequr dy vite më parë pasi nuk ka kryer asnjë shërbim kundrejt Roskovecit. Kreu i Partisë Demokratike e krahasoi Bufin me ministren Olta Xhaçka dhe tha se arratisen në pushime duke lënë qytetarët pa para dhe pa pensione.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ju e shifni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju se pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush. Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Erdiz Hazizajn. Megjithatë në qoftë se të ka mbetur minimumi i përgjegjësive para qytetarëve të Roskovecit, hajde në këtë shesh dhe bën debat me Erditin, shpjegojuani qytetarëve se çfarë do të bëni për 4 vitet që vijnë.
Por ti nuk vjen dot, sepse aq sa mund të dalë simotra jote në Tiranë, Olta Xhaçka, apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të ballafaqohesh me rivalin tënd që vjen nga vota e lirë. Po dole ti në debat me Erditin, të dalin llogaritë bankare që merrje bashkë me një Avni Cjapin, pensionet e invalidëve i fusje në bankë, merrje fitimet dhe pastaj i lije ata pa pensione dhe ja mbathje për Antalja apo për pushime të tjera. Kurse hallexhinjtë i lije të numëronin kafshatat. Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu.  Burri i saj bos kryesor i drogës, ajo çonte drogën me pasaportë diplomatike. Sekt si këta nuk ka. Për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot. U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2023, 18:26

Rreth trajnimit pavlovian të publikut

Ardian Vehbiu Kjo që i ndodhi Ermonela Jahos – salla bosh, më kujtoi një turp të ngjashëm, që pat ndodhur me disa shkri...