Aktualitet

EMRAT/ Përleshje mes dy grupeve në Greqi, i mituri shqiptar plagos me thikë një person, i riu në gjendje të rëndë

Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me një djalë tjetër, të identifikuar si Nikolas Kolias kanë tentuar të grabisin një grup të rinjsh, pjesë e të cilëve ishte edhe i riu që mbeti i plagosur, Jorgo Akrivio.

18 Prill 2023, 18:00 Nga F.M
EMRAT/ Përleshje mes dy grupeve në Greqi, i mituri shqiptar plagos me
Policia greke

GREQI- Arbër Muçaj, një 17-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi akuzohet se ka plagosur një adoleshent. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Akropolit, në vendin fqinj. Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me një djalë tjetër, të identifikuar si Nikolas Kolias kanë tentuar të grabisin një grup të rinjsh, pjesë e të cilëve ishte edhe i riu që mbeti i plagosur, Jorgo Akrivio.

Pasi u kanë marrë telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, shqiptari dhe shoku i tij i kanë sulmuar të rinjtë me thikë. Për pasojë, Akrivio ka marrë katër plagë në qafë dhe bark. Adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shqiptari është vënë në pranga. Kolias dhe grupi tjetër i të rinjve janë shpallur në kërkim.

arber mucaj nikolas kolias jorgo akrivio plagosje ne greqi

Sondazh

Poll