Aktualitet

Akuzohet se vrau bashkëkombasin e tij, shqiptari del në gjyq në Britaninë e Madhe: S’kam lidhje me ngjarjen

Hakili ka mohuar se ka marrë pjesë në vrasjen e 35-vjeçarit, ngjarje e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar.

18 Prill 2023, 18:13 Nga F.M
Akuzohet se vrau bashkëkombasin e tij, shqiptari del në gjyq në
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shpend Hakili ka dalë në gjyq pasi akuzohet se ka vrarë bashkëkombasin e tij të identifikuar si Sazan Bako. Përpara trupi gjykues në Maidstone Crown Court, Hakili ka mohuar se ka marrë pjesë në vrasjen e 35-vjeçarit, ngjarje e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar.

Ai pritet të dalë sërish në gjyq më 4 shtator. Mediat britanike shkruajnë se përgjatë këtyre muajve do të vijojnë hetimet për ngjarjen dhe do të mblidhen prova në lidhje me vrasjen e Bakos. Më pas, do të merret vendimi për Hakilin.

shpend hakili sazan bako shqiptaret ne britani shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll