Politike

Meta: Rama është i tmerruar, autobusi i fitores sonë ecën përpara

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se autobusi i triumfit të qytetarëve do të fitojë në fund.

18 Prill 2023, 16:10 Nga I.A
Meta: Rama është i tmerruar, autobusi i fitores sonë ecën
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Rama është i tmerruar nga fakti se opozita po ecën pandalim drejt 14 Majit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se autobusi i triumfit të qytetarëve do të fitojë në fund.

Postimi i Plotë:

Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve. Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit. Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll